Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u miratuan 16 pika të rendit të ditës.
Shumica e tyre ishin mjete financiare të ndara nga Qeveria por i pari i saj, Ramush Haradinaj nuk e di as sa është shuma e të gjithë atyre që u miratuan sot, shkruan arbresh.info.
I pyetur nga arbresh.info ai ka thënë se nuk e di këtë.
“Beso nuk e di sa është vlera e të gjitha pikave rendit të ditës që u miratuan sot. Mund të hyni në webfaqe dhe ti gjeni ato”, tha ai.
Ai po ashtu u pyet edhe për 400 mijë euro të tjera që ndau për shoqatat e dala nga Lufta por as për to nuk pati përgjigje.
Kujtojmë që kjo Qeveri ka ndarë para edhe që veteranët të i dërgoj në pushime verore./arbresh.info
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...