Sulmin ndaj gruas së ministrit në detyrë Blerand Stavileci, Vitore Metaj- Stavileci sot në Prishtinë, e ka dënuar edhe kanddiati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj.
Haradinaj nëpërmjet rrjetit social Facebook ka thënë se kryerësit e këtij akti të shëmtuar duhet të kapen menjëherë dhe se nuk do të lejojnë që Kosova të shndërrohet në vend të pasigurt për qytetarët e saj.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
“Sulmi ndaj zonjës Stavileci, bashkështorte e Ministrit Stavileci, është një akt kriminal, dhe duhet të trajtohet i tillë. Kryesit e këtij sulmi të shëmtuar, duhet të zihen sa më parë dhe mbi ta të bjerë gjithë forca e ligjit. Nuk do të lejojmë që Kosova të shndërrohet në vend të pasigurt për qytetarët e saj. Organet e rendit dhe të ligjit ta bëjnë punën e tyre pa u vonuar për asnjë çast.
Shteti i Kosovës dhe shoqëria jonë nuk mund të qëndrojnë indiferent ndaj kësaj dukurie që nuk ka asgjë të përbashkët me ne si komb e si shoqëri”, ka shkruar Haradinaj.
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...
Tre zyrtarë policorë të lënduar pas vetaksidentit në Varagë ...