Kuvendi i Kosovës sot në ora 16:00 do të mblidhet për ta votuar Qeverinë me Ramush Haradinaj kryeministër.
Pjese e kësaj qeverie do të jetë edhe Lista Serbe e cila do t’i ketë tri ministri ndërkohë që burime të portalit arbresh.info kanë bërë të ditur se ky subjekt politik, për ta votuar Haradinajn për kryeministër ka kërkuar që Prilluzha dhe Plemetini të bëhen bashkë në një komunë ndërkaq Gora të bëhet komunë në vete.
E gjithë kjo, sipas burimeve të arbresh.info po bëhet në mënyrë që këto komuna të jenë pjesë e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në një prononcim për arbresh.info ka thënë se Qeveria me në krye me Ramush Haradinajn nuk do ta bëjë asnjë marrëveshje që është në dëm të qytetarëve.
Ai ka thënë se të gjitha këto janë spekulime dhe se pjesë e marrëveshjes me Listën Serbe është vetëm ndarja e ministrive.
“Sa i përket marrëveshjes me Listën Serbe, është vetëm kërkesa e tyre ndarja e dikastereve që ata të marrin pjesën e Qeverisë, asgjë me shumë e asgjë më pak. Këto janë spekulime të llojit të vet që ne nuk do të merremi më shumë, dihet se sot Qeveria do të votohet dhe pastaj vetë qytetarët dhe ata që janë skeptik në këtë drejtim do të binden që ne asnjë marrëveshje nuk do ta bëjmë që shkon në dëm të Kosovës”, deklaroi Leka.
Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq me disa zyrtarë të tjerë të partisë po qëndron sot në Beograd, pikërisht në ditën kur do të bëhet votimi i Ramush Haradinajt për kryeministër të Kosovës.
Përfaqësues të kësaj partie politike do të priten sot në orën 13:00 nga shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Siç ka njoftuar zyra e Gjuriqit, ai bashkë me Goran Rakiqin, më pas, në orën 14:00 do të mbajë një konferencë shtypi në ndërtesën e Qeverisë së Serbisë./arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...