Google ADS

Haradinaj: Njohja nga Izraeli e ka forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës

15:25 | 9 Gusht 2022
K.B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit, Tamar Ziv.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook,  ka thënë se njohja e Kosovës shtet nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin e marrëdhënieve mea dy vendeve.

“Njohja e Kosovës nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve e popujve dhe ka forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të vendit tonë. Sot zhvillova një takim të ngrohtë e miqësor me ambasadoren e Izraelit në Kosovë znj. Tamar Ziv”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se dy popujt i bashkon historia e sakrificës dhe përpjekjeve për liri.

“Bashkëbiseduam për intensifikimin e mëtejmë të raporteve bilaterale mes dy vendeve dhe popujve, që i bashkoi historia e sakrificës dhe përpjekjeve për liri”, ka përfunduar i pari i AAK-së. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme