Haradinaj: Nisja e re për Kosovën bëhet, vetëm duke qenë të bashkuar, e me besim në njëri tjetrin

14:40 | 10 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryeministri i i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se “falënderon ata që e kanë votuar dhe ata që s’e kanë votuar”, duke konsideruar se ky është thelbi i demokracisë.

Haradinaj ka thënë se qeveria që do ta drejtojë, “do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, besimi, përkatësie politike apo ideologjie, dhe do të jetë më e gatshme se asnjëherë më parë që të bashkëpunojë ngushtë më opozitën parlamentare, shoqërinë civile dhe median”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Dje mora besimin për të udhëhequr Qeverinë e vendit në mandatin katërvjeçar.

I falëndëroj të gjithë ata që më besuan, por edhe ata që votuan kundër, sepse ky është thelbi i demokracisë.

Zotohem para jush qytetarë të dashur, se do të jem në shërbimin tuaj e të shtetit, dhe do të punoj me krejt qenien time për mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë kosovare.

Qeveria që do ta drejtoj, do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, besimi, përkatësie politike apo ideologjie, dhe do të jetë më e gatshme se asnjëherë më parë që të bashkëpunojë ngusht më opozitën parlamentare, shoqërinë civile dhe median.

Menjëherë pas marrjes së besimit për ta udhëhequr Qeverinë e vendit, kam pranuar mijëra urime nga qytetarë, simpatizantë të AAK-së e të partive të tjera, nga diplomatë e përfaqësues shtetesh, nga të cilët ndër të parët ishin, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, dhe Senatori Eliot Engel!

Një falëndërim i përzemërt për të gjithë ata!

Nisja e re për Kosovën bëhet, vetëm duke qenë të bashkuar, e me besim në njëri tjetrin! RH” (sic), ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme