Google ADS

Haradinaj ngushëllon familjen e ushtarit të KFOR-it që humbi jetën në Pejë

10:25 | 25 Tetor 2023
E.H

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ndjehet i pikëlluar pas aksidentit të djeshëm tragjik në magjistralën Prishtinë-Pejë, ku mbeti i vdekur një ushtar italian i KFOR-it dhe një tjetër i lënduar.

Ai më anë të një postimi në Facebook, u ka shprehur ngushëllime familjarëve, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë

Lexo edhe:

Policia jep detaje rreth aksidentit në Pejë ku humbi jetën një ushtar i KFOR-it

“I pikëlluar nga rasti i djeshëm tragjik ku humbi jetën një pjesëtar i KFOR-it dhe një tjetër mbeti i lënduar. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes së ushtarit italian dhe KFOR-it në Kosovë, ndërsa ushtarit të lënduar i urojmë shërim të shpejtë”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme