Haradinaj: Ngritja e cilësisë së arsimit të adresohet urgjentisht

17:29 | 14 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me përfaqësuesit e bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK).

Temë diskutimi i këtij takimit ishte sistemi arsimor në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Haradinaj ka thënë se ngritja e cilësisë së arsimit duhet adresuar urgjentisht.

Sipas tij, arsimi është pikëninsja nga ku fillon zhvillimi dhe transformimi i një shteti.

“Me përfaqësuesit e bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK), u pajtuam se sistemi edukativ-arsimor është me rëndësi fundamentale dhe se ngritja e cilësisë së arsimit duhet adresuar urgjentisht, sepse është pikënisja nga ku fillon zhvillimi dhe transformimi i një shteti” ka thënë Haradinaj.

haradinaj3_1507994355-8688883

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme