Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mbrëmë deklaroi se do të hiqte dore nga kandidimi për president, nëse hyn dikush nga familja Jashari.
Lideri i AAK-së ka treguar se gëzon respekt shumë të madh ndaj familjes Jashari dhe ngritet në këmbë sa herë që flitet për familjen Jashari.
Haradinaj në Prime Time theksoi se disa parti e kanë përdorur këtë familje për agjenda të tyre, por AAK ka respekt për këtë familje.
Thotë se edhe fëmijëve të tij do ua lë amanet që ta votojnë familjen Jashari gjithmonë.“ Për çdo gjë familja Jashari e ka votën time dhe besimin tim. Jo vetëm për politikë. Nëse kandidon dikush nga familja Jashari unë ja qes votën menjëherë. Tërë jetën e kemi mbështetë familjen Jashari. Unë heqi dorë menjëherë nëse është fjala për dikë nga familja Jashari”, u shpreh Haradinaj.
“Të gjithë partitë poltike po i përdorin nga pak për agjenda të tyre këtë familje. Ne si AAK kemi respekt për ta dhe nuk i përdorim për agjenda politike, asnjëherë. Çka bëjmë në Qeverisje ska lidhje, çdokush nga familja Jashari e ka votën time, edhe fëmijëve ua lë amanet me ua qitë votën gjithmonë“, theksoi ai./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...