Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po vazhdon të mbahet në ndalesë në Francë, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos votojnë miratimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Këto komente të Haradinajn vijnë në kohën kur janë shtuar zërat se marrëveshja me Malin e Zi pritet të dërgohet për votim në Kuvend gjatë ditëve të ardhshme.
“Versioni i tashëm i Demarkacionit është gabim dhe duhet të rrëzohet në parlament.
Për ata, për të cilët Atdheu është i shenjtë, kufiri është kufi. Mashtruesit ta kuptojnë një herë e për jetë, se ka përfunduar koha kur fqinjët marrin nga shqiptarët”, ka thënë Haradinaj.
“Atdheu është i shenjtë! Pushtetarët e ligj vazhdojnë me e lajthit popullin, vendin dhe miqtë!”, ka shtuar ai.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...