Kandidati për President të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Pejën, ku ka mbajtur katër takime të ndara me strukturat e nëndegëve të këtij bastioni të Aleancës.
Takimi i parë është mbajtur në Pejë me nëndegët e qytetit, i dyti në Fierzë me nëndegët e Podgurit, i treti në Zahaq me nëndegët e Lugut të Leshanit dhe Lugut të Drinit dhe ka përmbyllur takimet në Nepole, ku ishin mbledhur nëndegët e Lugut të Baranit.
Në takime përpos Haradinajt, kanë folur edhe kandidatët për deputetë nga lista e AAK-së që vijnë nga kjo komunë.
Haradinaj ka potencuar se gjatë qeverisjes, Aleanca i dha vendit ndryshimin me vendimet dhe zgjidhjen e shumë problemeve, transmeton botasot.
“Ushtria, Trepça, pavarësia energjetike, e shumë ligje e tema që kishin mbetur pezull për dy dekada, janë në listën e punëve të kryera që mbajnë vulën e Aleancës. Prandaj, ka shumë arsye që me 14 shkurt të votohet Aleanca”, ka deklaruar Haradinaj.
Më tej, Haradinaj ka njoftuar se strukturave të Aleancës në Pejë, iu garantoi se ne nuk do të lejojnë që Kosova të mbetet e rrethuar dhe e bllokuar nga Serbia, pasi që në mungesë të zgjidhjes për antarësim në NATO, Aleanca do të vazhdojë me referendumin për bashkim me Shqipërinë.
“Nuk do të lejojmë rënien e mëtutjeshme ekonomike, pasi që kemi një program të saktë e të qartë që përmban shumë instrumente që stimulojnë zhvillimin, krijojnë vende pune, e prej tyre edhe Fondi 1 miliardësh, që si ide po përqafohet edhe nga të tjerët”, ka shkruar kreu i AAK-së në rrjetin social Facebook.
Në fund, Haradinaj ka thënë se Kosova nuk dorëzohet as nga pandemia e as nga Serbia, ajo e ka Forcën e vet.
Trump do t’i ndëshkojë ‘rëndë’ policët që refuzojnë t’i dëbo...
Konflikti Izrael-Hezbollah/ Kryeministri i Libanit shpreson ...
Mbërrin droni i parë në shtëpi, ja për cilin banor është
Viktima e tretë e atentatit në Shkodër kishte raportuar në p...
Kurti: Është koha që Kosova ta marrë statusin e kandidatit t...
Atentat në Shqipëri, ndërron jetë në spital djali i ish-kand...