Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është takuar me kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare ‘Vatra’, Ilmi Berisha.
Gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimet e përgjithshme politike në vend e rajon, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, Haradinaj ka theksuar nevojën e përkrahjes së kësaj Federate veçanërisht në procesin e anëtarësimit në NATO.
“Pata kënaqësinë të takoj kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare ‘Vatra’, Ilmi Berisha, me ç’rast biseduam për zhvillimet e përgjithshme politike në vend e rajon. Njëherësh ritheksova nevojën e vazhdimit të përkrahjes së tyre për Kosovën si për zhvillimin ekonomik të saj ashtu edhe në temat e rëndësishme që na presin në të ardhmen, veçanërisht në procesin e anëtarësimit në NATO, si një nevojë urgjente e cila garanton më shumë siguri dhe paqe në rajon.”, shkroi ai në Facebook.
Kreu i AAK-së tha se shqiptarët që jetojnë e veprojnë prej vitesh në Amerikë, janë shembulli më i mirë i atdhedashurisë dhe i përkushtimit ndaj kombit.
“Ata kaluan Atlantikun, por lidhjen me atdheun nuk e shkëputën asnjëherë dhe vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm edhe sot në rrugën e integrimeve të Kosovës.”, tha ajo./Arbresh.info/
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...