Haradinaj nënshkruhet në Librin e Zisë për vdekjen e dy oficerëve shqiptarë

10:53 | 13 Maj 2019
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është nënshkruar sot në Librin e Zisë që Ambasada e Shqipërisë ka hapur për ndarjen nga jeta të dy oficerëve shqiptarë në misionin Riga të Letonisë.

Këtë e ka bërë të ditur Haradinaj përmes rrjetit social Facebook, ku ka thënë se Kosova do t’i jetë përjetësisht mirënjohëse dy oficerëve të ushtrisë shqiptare.

“Mëngjesin e sotëm jam nënshkruar në Librin e Zisë, në Ambasadën e Shqipërisë, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta popullit shqiptar për humbjen e jetës së dy oficerëve shqiptarë në misionin në Riga të Letonisë”.

“Oficerët e ushtrisë shqiptare, nëntetarja Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, nderuan flamurin dhe atdheun. Kosova përjetësisht mirënjohëse”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme