Google ADS

Haradinaj nënshkruan deklaratë zotuese me kryetarin e të rinjve evropianë

13:08 | 8 Shtator 2017
Arbresh.info

I mandatuari për kryeministër nga koalicioni PAN-AKR Ramush Haradinaj sot ka nënshkruar një deklaratë zotuese se do të angazhohet për fuqizimin.

Ai këtë deklaratë e ka nënshkruar së bashku me kryetarin e të rinjve evropianë të Kosovës, Avdullah Hasani, shkruan arbresh.info

Haradinaj dhe Hasani janë dakorduar për disa çështje që kanë të bëjnë me të rinjtë e Kosovës.

Gjatë mandatit si kryeministër Haradinaj është zotuar se do të bashkëpunojë me të rinjtë që ata të jenë pjesëmarrës në vendimmarrje, të krijohen politika në favor të të rinjve, të bëhen reforma brenda institucioneve qendrore dhe lokale, cilësinë në arsim, bursa për studentë, dhe zyra e tij ta rrisë bashkëpunimin me të rinjtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme