Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)-së, Ramush Haradinaj, do të qëndrojë në Zvicër për të takuar bashkatdhetarë që jetojnë dhe veprojnë atje.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të AAK-së në Facebook.
“Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me deputetë e zyrtarë tjerë të Aleancës, do të qëndrojnë në Zvicër ku do të takojnë bashkatdhetarë dhe do të njoftohen për procesin e zgjedhjeve të brendshme në degën e Zvicrës. Agjenda e kryetarit Haradinaj me bashkëpunëtorë do të jetë në kantonin e Cyrihut ndërsa të dielën do të mbajë takim me bashkatdhetarët në Salmen”, thuhet në njoftimin e kësaj partie./Arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...