Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Komunën e Vitisë, në vazhdën e vizitave nëpër komunat e Kosovës.
Haradinaj ka takuar fermerë, sipërmarrës, bashkëluftëtarë e familje të dëshmorëve.
“Gjatë vizitës në Viti, pata rastin të takohem me fermerë, sipërmarrës, bashkëluftëtarë, familje të dëshmorëve dhe sportistë. U impresionova nga guximi dhe përkushtimi i këtyre njerëzve punëtorë, të cilët ndërtojnë themele të qëndrueshme për zhvillimin e vendit”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka parë nga afër punën që bëhet në ferma e kompani vitiase.
“Në fermën e Enver Qosës në Sllatinë të Epërme, pashë angazhimin familjar në ruajtjen e traditës dhe prodhimin e mallrave vendore cilësore. Gjithashtu, u njoha me arritjet e kompanisë K-Fenetres në Kllokot, e cila ka 65 punonjës dhe përdor teknologji moderne për të eksportuar produkte në Zvicër. Këto raste ilustrojnë potencialin e lartë të ndërmarrësve tanë”, është shprehur Haradinaj.
Gjatë vizitës në Viti, Haradinaj ka vizituar familje dëshmorësh dhe ka takuar Organizatën e Veteranëve të luftës.
“Me nderim të thellë, vizitova familjen e dëshmorit Mejdi Korrani në Pozharan, i cili ra heroikisht në Zonën Operative të Dukagjinit. Gjithashtu kam bërë nderime për Nazim Ademin, luftëtar i dalluar në tri luftërat tona çlirimtare. Gjatë takimeve me Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës, konfirmova zotimin tonë për trajtim të dinjitetshëm të familjeve të dëshmorëve dhe luftëtarëve, me pensione dhe beneficione adekuate”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka premtuar mbështetje për sportin.
“Entuziazmin e të rinjve vitias, e pashë gjatë vizitës në Klubin e Basketbollit. Aleanca është e vendosur të mbështesë zhvillimin e sportit dhe të rinjve në mbarë vendin”, ka shtuar ai.
Sipas tij, me qeverisjen e tij, Kosova do të transformohet në vend joshës për investime.
“Plani ynë aksional për anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO do të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie. Së bashku do ta transformojmë Kosovën në një vend joshës për investime, me ekonomi të përparuar dhe plotësisht të integruar në strukturat euroatlantike”, ka përfunduar Haradinaj.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë