Google ADS

Haradinaj i kërkon Vatikanit njohjen e Kosovës

14:49 | 22 Maj 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj po qëndron në Vatikan ku sot është pritur në Selinë e Shenjtë nga Sekretari i shtetit, Kardinali Pietro Parolin.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se njohja nga Selia e Shenjtë është hap i nevojshëm, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë i tij:

Pritje e ngrohtë në Selinë e Shenjtë, nga Sekretari i shtetit, Kardinali Pietro Parolin.

Kosova është në kërkim të partneritetit diplomatik me shtetin e Vatikanit dhe për këtë, njohja nga Selia e Shenjtë është hap i nevojshëm.

Kardinalit Parolin, i shpreha përkushtimin e vendit që të ruajmë dhe avancojmë marrëdhëniet tona, derisa Eminenca e Tij, na inkurajoi për rrugën tonë euro-atlantike.

Shteti i Kosovës është faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit si dhe promovuese e fqinjësisë së mirë.

Liria fetare dhe orientimi ynë euro-atlantik janë vlera të pacenueshme.

Vizita e sotme dhe pritja zyrtare nga Kardinali Parolin është dëshmi e orientimit tonë, drejt vendosjes së partneritetit strategjik me Vatikanin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme