Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk ka politikë të jashtme dhe se ndjek vetëm politikën e Amerikës.
Haradinaj, në një intervistë për televizionin serb “Happy”, ka thënë se ka qenë pjesë e ekipit që e ka përkrahur marrëveshjen e Brukselit.
“Mund ta formojmë AKS-në, por brenda Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Haradinaj, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë po ashtu se përderisa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, do të ekzistojnë dy qëndrimet “siç i shohim ne, dy të vërteta”.
“Realiteti është se Kosova ekziston”, tha Haradinaj në bisedën në emisionin “Çirilica”.
Sipas tij, një milion shqiptarë janë zhvendosur nga Kosova.
“Shumë janë kthyer. Nuk e di se sa serbë janë zhvendosur nga Kosova. Sot nuk ka pengesa për të jetuar në Kosovë për shkak të nacionalitetit. Nëse je serb mund të jetosh në Kosovë. Nuk ka kërcënime”, deklaroi kryeministri i Kosovës.
Haradinaj foli edhe për rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit.
“Ndodhi ajo situatë e pakëndshme. Ka pasur ndalesë hyrjeje. E kam ditur paraprakisht se ai do të arrestohet. Arrestimi i tij ka qenë situatë e pakëndshme për të gjithë ne”, tha ai.
Në lidhje me përplasjet me Recep Tayyip Erdoganin, Haradinaj tha se ka diçka të vërtetë rreth atyre që i ka thënë për të presidenti turk, transmeton Koha.net.
“Po, më pëlqen të pi ndonjëherë. Më pëlqen të pi raki”, tha Haradinaj.
Tutje, ai foli edhe për luftën e Kosovës dhe rolin e tij në të.
“Kam qenë ushtar në Pirot, nuk kam ditur shumë për Jugosllavinë. Për ne, nga perspektiva ime, jeta jonë ka qenë e vështirë veçanërisht në periudhën e Sllobodan Millosheviqit. Kam parë emisione të tilla dhe më vinte keq për popullin serb që dëgjon propagandë të tillë. Kur përfundoi kjo, kur ra Millosheviqi, nuk e kisha të qartë se çfarë ndodhi me atë propagandë”, tha Haradinaj.
“E kam pranuar çmimin e luftës. Kush nuk dëshiron, nuk shkon në luftë. Me shumë gjasa kam vrarë dikë në luftë, por e vërteta më liroi në Hagë”, shtoi kryeministri i Kosovës, dhe tha se është sulmuar në shtëpi para familjarëve më 24 mars, 1998.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...