Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës priti në takim edhe drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli dhe këshilltarin për çështje ligjore, Veli Hoti transmeton arbresh.info.
Duke uruar kryeministrin Haradinaj në marrjen e përgjegjësive të reja në udhëheqje të ekzekutivit, drejtori Havolli shprehi gatishmërinë e tij si dhe të Agjencisë për një bashkëpunim të hapur dhe konstruktiv me qeverinë, në përmirësimin e gjithmbarshëm të perceptimit të qytetarëve lidhur me korrupsionin në vend.
Kryeministri Haradinaj tha se me konceptin e tij qeverisës mësynë fuqizimin në mandatin e vet ligjor të secilit subjekt a entitet të sistemit. Kryeministri përmendi si sfidë moszbatueshmerinë e ligjeve si dhe korrupsionin e lartë, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë që ai e drejton për ndryshim rrënjësor të kësaj gjendjeje.
Drejtori Havolli ia parashtroi kryeministrit kërkesat që katër ligje që kanë të bëjnë me korrupsionin të plotësohen dhe ndryshohen, siç është Ligji antikorrrupsion, Sekuestrimi i pasurisë së fituar përmes veprës penale, ai për shmangien e konfliktit të interesit si dhe Ligji për deklarimin e pasurisë, duke i inkorporuar në to praktikat e mira.
Sipas kryeministrit Haradinaj suksesi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të arrihet nëse bëhet vlerësim real i prezencës dhe i peshës së korrupsionit në shoqërinë tonë. Ai tha se qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar që të arrihen rezultate konkrete në afat optimal në luftimin e krimit dhe korrupsionit./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...