Kryeministri Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësues nga Lëvizja Mjedisore “Lets do it Kosova”, të prirë nga koordinatori Luan Hasanaj.
Ambientalistët thanë se Ligji për Mjedisin përpos që është shumë i mangët, “ai nuk zbatohet plotësisht dhe se deri më tani nuk ka pasur vullnet politik nga institucionet për përkrahje individëve dhe grupeve që angazhohen për mbrojtjen e mjedisit.
Haradinaj iu premtoi atyre mbështetje të plotë, duke u zotuar se me vendosmëri do të vazhdojë partneritetin me ambientalistët kosovarë duke gjetur mënyrat më efikase për bashkëpunim në funksion të mbrojtjes së ambientit.
Kryeministri premtoi ndryshime të mëdha pozitive në fushën e mjedisit.
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë