Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, Mladen Sharçeviq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq do të vijnë në Kosovë ku do të vizitojnë sot gjimnazin, institucionet parashkollore në Hoçë të Madhe dhe Rahovec.
Në orën 13:00 ata do të qëndrojnë në Rahovec, kurse më pas do të vazhdojnë vizitat në institucionet arsimore të fshatit Hoçë e Madhe, kanë bërë të ditur mediat vendore.
Ndërkohë, një vizitë në Rahovec sot ka paraparë të zhvilloj edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Zyra e kryeministrisë ka bërë të ditur se Haradinaj do të qëndroj në këtë komunë sot në ora 14:00./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...