Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me rastin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka bërë homazhe në kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz.
Haradinaj ka shkruar se familja Jashari do të jetë përjetësisht e nderuar dhe frymëzimi më i madh i dashurisë për kombi.
Postimi i plotë:
Te Prekazi i Komandantit Legjendar Adem Jashari kujtojmë gjithnjë sakrificën më sublime për liri. Familja Jashari do të jetë përjetësisht e nderuar dhe frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin. Epopeja e UÇK-së është e skalitur me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë, është kohë që kthen në kujtesën tonë kolektive emrat e atyre që flijuan jetën për liri, invalidëve të luftës, veteranëve dhe të pagjeturve në të gjitha trojet shqiptare! Lavdi të rënëve ndër breza dhe luftës së UÇK-së!
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...