Haradinaj në Pejë zotohet për mbështetje të pakompromis ndaj kategorive të dala nga lufta

22:05 | 30 Dhjetor 2024
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shënuar Ditën e Veteranëve në Baran të Pejës me bashkëluftëtarët e UÇK-së nga Dukagjini.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se para bashkëluftëtarëve ka ripërsëritur zotimin për mbështetje të pakompromis ndaj kategorive të dala nga lufta, përcjell Arbresh.info

“Para bashkëluftëtarëve të mi, ripërtërita zotimin për mbështetje të pakompromis ndaj kategorive të dala nga lufta. Programi ynë parasheh trefishimin e pensioneve, përmirësimin e kornizës ligjore për veteranët dhe invalidët, si dhe mbështetjen e plotë për rehabilitim’, tha Haradinaj.

“Pas 9 shkurtit, do të rikthejmë dinjitetin e merituar për veteranët. Projekti për shtëpitë e UÇK-së do të ringjallet në çdo qendër të Kosovës, ndërsa Dita e Veteranit do të marrë vendin që i takon si festë zyrtare. Nuk ka kompromis me vlerat e luftës sonë çlirimtare dhe sakrificën sublime të kategorive të lirisë”, tha Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme