Google ADS

Haradinaj në New York: Të punojmë së bashku që Kosova të anëtarësohet në NATO

18:13 | 20 Tetor 2024
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është takuar me komunitetin shqiptaro-amerikan në New York.

Në mesin e të pranishme në këtë takim ishte edhe Rrustem Gecaj dhe Harry Bajraktari, njofton Haradinaj, shkruan Arbresh.info.

“Vizita ime në Neë York po shënohet me takime të rëndësishme me komunitetin shqiptaro-amerikan, komunitet i cili vazhdimisht e mbështet Kosovën dhe është një urë e fortë mes vendit tonë dhe Amerikës.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Pata kënaqësinë të takoj shumë bashkatdhetarë, përfshirë miqtë e mi të vjetër Rrustem Gecaj dhe Harry Bajraktari, të cilët kanë qenë shtyllë e fortë e kauzës sonë kombëtare në ShBA”, ka shkruar ai.

Ai theksoi se këta bashkëatdhetarë, së bashku me shumë të tjerë, kanë investuar në Kosovë, duke hapur vende pune dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

“Jam thellësisht mirënjohës për Rrustemin, djalin e tij Avdiun, Harryn dhe të gjithë vëllezërit tanë shqiptaro-amerikanë që vazhdojnë të jenë zëri ynë i fuqishëm në botë.”, shtoi ai.

Në fund, kreu i AAK-së pati një porosi për të gjithë, që të punojnë së bashku që Kosova të anëtarësohet në NATO./Arbresh.info/

Të ngjashme