Haradinaj në MPJ, lavdëron angazhimet e Pacollit

13:27 | 23 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka realizuar sot vizitën e tij të parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në cilësinë e të parit të Qeverisë së Kosovës.

Ai është pritur nga Shefi i kësaj ministrie, Behgjet Pacolli, ndërsa ka theksuar se ka informuar Kryeministrin Haradinaj për ecuritë, problemet dhe sfidat që përballet kjo ministri.

Pacolli ka bërë të ditur se do të ketë një rregullore të re në Ministrinë e Punëve të Jashtme sa i përket çështjes se procesit të diplomacisë, por që ka potencuar tre sfida të cilat janë lobimi, sfida multibilaterale si dhe integrimi euroatlantik ku MPJ ka rol të rëndësishëm.

Ndërsa Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj pati komente të mira për Behgjet Pacollin pasi e lavdëroi atë për punët të cilat ka kryer në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme.

”Kemi vështirësi ne regjionin e integrimit euroatlantik jemi te sfiduar shumë por ajo që duhet ta dijnë qytetarët e Kosovës është se përkundër faktit të MPJ veçanërisht Ministri Pacolli ka bërë punë të mrekullushmë e s’ka lejuar prapësimin në botë ku ka qenë target i kundërshtarëve tanë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme