Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Mitrovicën ku është takuar me kolegët nga Dega e Aleancës në këtë komunë.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj tha se me ta kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend, çështjet e sigurisë dhe proceset e brendshme organizative, përcjell Arbresh.info.
‘Me këtë rast, shpreha falënderimin ndaj kryetarit, Qazim Nimani, koordinatores së Aleancës së Gruas, Fitore Gërxhaliu dhe gjithë kolegëve për punën dhe angazhimin, që Degës së Aleancës i ka sjellur energji të re në funksionim dhe organizim. Kënaqësi ishte bashkëbisedimi me Korab Begollin, me profesion Arkitekt, si dhe qëndrimi në familjen e veteranit të UÇK-së, Deli Maliqi, ku me gjithë familje, bashkëluftëtarë e miq nga sot i bashkohen Aleancës”, ka shkruar Haradinaj.
“Vizioni i qartë politik i Aleancës është e vetmja ofertë serioze për vendin, që e ka në fokus shtetin e fortë, të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar”, shtoi i pari i AAK-së./Arbresh.info
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...