Haradinaj në mesin e liderëve evropianë flet për të arriturat ekonomike të Kosovës

15:03 | 10 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj po vazhdon të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër, i pritur nga kryeministrja britanike Theresa May.

Haradinaj, i ndodhur në mesin e liderëve evropian si Angela Merkel, Sebastian Kurz etj ka përmendur në këtë samit të arriturat e Kosovës në fushën ekonomike, përcjell arbresh.info.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot po marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër, i pritur nga Kryeministrja Theresa May dhe në mesin e shumë liderëve evropian.

Në sesionin e parë, ku fokus ishte tema ekonomike, përmenda të arriturat tona në këtë fushë, investime infrastrukturore dhe ligjore që kemi bërë, zonat ekonomike dhe projektet kyçe që na lidhin me vendet e rajonit dhe Evropën, si dëshmi e mirë që Kosova po ecë përpara dhe ofron mundësi të mëdha për investitorët e huaj.

Procesi i Berlinit i ka hapur rrugë stabilitetit ekonomik dhe politik të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Kosova është e përkushtuar që rrugën e saj, ta vazhdojë në frymën e bashkëpunimit regjional dhe mbi vlerat euro-atlantike!

RH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme