Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se e përkrahë protestën e organizatave të studentëve në Evropë, kundër sulmit terrorist në veri të Kosovës.
“Në mbështetje të protestës së organizatave të studentëve shqiptarë në Evropë, e planifikuar të mbahet nesër në Bruksel, kundër sulmeve terroriste në veri të vendit”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Ai ka shtuar se angazhimi i rinisë shqiptare dhe i tërë diasporës dëshmon lidhjen që kanë ata me atdheun.
“Angazhimi i të rinjve shqiptarë por edhe i tërë diasporës sonë në promovimin e një të ardhme paqësore dhe prosperuese për të gjithë, dëshmon lidhjen që kanë ata me atdheun’, shkruan kreu i AAK-së./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...