Google ADS

Haradinaj: Në mandatin tim si president, Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s

13:42 | 12 Janar 2021
L G

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, thotë se nëse ai bëhet president i vendit, Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se vendi aktualisht ndjehet i kërcënuar nga Serbia, pasi ka një qeveri të shkarkuar dhe një presidente të dobët në detyrë, duke aluduar tek Vjosa Osmani.

“Ne kemi nevojë për një President i cili qëndron fortë për Kosovën dhe është i denjë të përballet me kundërshtarin agresiv, Serbinë. Ndërsa e krijuam ushtrinë në kohën sa isha Kryeministër, një punë që ishte kundër bindjes së fqinjit tonë, në mandatin tim si president, Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s! Ky është çelësi i sigurisë dhe i paqes në rajon dhe përgjigja më e mirë në deklaratat luftënxitëse të Vuçiqit”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Fqinji ynë agresiv po u kthehet kërcënimeve të tij të zakonshme kundër Shtetit tonë!
Ai ndihet i fortë tani kur Kosova ka një Qeveri të shkarkuar dhe një President të dobët në detyrë.
Ne kemi nevojë për një President i cili qëndron fortë për Kosovën dhe është i denjë të përballet me kundërshtarin agresiv, Serbinë.
Ndërsa e krijuam ushtrinë në kohën sa isha Kryeministër, një punë që ishte kundër bindjes së fqinjit tonë, në mandatin tim si president, Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s!
Ky është çelësi i sigurisë dhe i paqes në rajon dhe përgjigja më e mirë në deklaratat luftënxitëse të Vuçiqit!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme