Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në lamtumirën e fundit të ish-ushtarit të UÇK-së Agron Haradinaj, në kompleksin Memorial në Gllogjan.
Haradinaj tha se veterani ka qenë një guximtar i madh i cili edhe në luftimet më të ashpra ka dal i pari dhe është larguar i fundit.
“Ata që kanë qenë në luftë me Agronin e dinë që në luftimet më të ashpra, Agroni ka qenë më ta edhe ka shkuar i pari dhe është larguar i fundit. Kam pas nderin të bashkëpunojmë dhe të bashkëluftojmë me të”, tha ai.
Ai nuk e sheh të rastësishme trimërinë e tij, duke shtuar se e ka të trashëguar nga babai i tij.
“Kjo nuk ishte një rastësi, kështu ka qenë baca Ismail, me qëndresën e tij nëpër burgje, kjo ka vazhduar me secilin të kësaj familje dhe vërtetë Agroni po këtë qëndresë që e kanë njohur ata, i burgosur politikë, veprimtarë që e ka transportua në luftë me gjithë bashkëluftëtarët dhe ka qenë njëri prej komandantëve që ka shquar ushtarë gjatë”, shtoi ai.
Ai nuk la pa përmendur se kjo datë bashkon edhe kujtimet për Epopenë e Jasharëve, duke shtuar se ndjenjat bashkohen bashkë me komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij.
“Sot është një ditë që nderon kombin, është Epopeja e Jasharëve, dhe ndjenjat tona bashkohen me komandantin legjendar Adem Jashari, me familjen Jashari, por edhe me gjithë brezat e luftëtarëve shqiptarë e gjitha luftërave e gjitha kohërave”, tha ai.
Ndryshe, Agron Haradinaj ka vdekur pas një sëmundje të rëndë./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit