Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë nga Juniku.
Haradinaj ka thënë se Juniku qëndron në pritje të zhvillimit që meriton, transmeton Arbresh.info.
“Juniku, një vend i bekuar me bukuri natyrore dhe histori të lavdishme, sot qëndron në pritje të zhvillimit që meriton. Gjatë qeverisjes sonë, nisëm projektet jetike – nga rruga Junik-Gjeravicë deri te kanalet e ujitjes, nga shkolla e re dhe infrastruktura bazë. Bashkë me Agron Kuçin, kandidatin junikas për deputet, që e njeh rrugën e zhvillimit të Junikut, do të realizojmë vizionin për këtë zonë të artë turistike. Do të investojmë në infrastrukturën moderne, do të zhvillojmë turizmin malor, dhe do të krijojmë mundësi të reja punësimi për të rinjtë e Junikut”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se plani ynë për Kosovën Fituese fillon me anëtarësimin direkt në NATO përmes Planit Aksional.
“Plani ynë për Kosovën Fituese fillon këtu; me anëtarësimin direkt në NATO përmes Planit Aksional, që është hapi strategjik që do të përmirësojë sistemet arsimore e shëndetësore dhe hapë perspektivë për zhvillim të një ekonomie të qëndrueshme. Me rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe asaj mesatare në 1000 euro, me uljen e TVSH-së për produktet bazë, dhe me mbështetjen e fortë për familjet tona. Ne nuk premtojmë – ne realizojmë, sepse e dimë rrugën. Kosova Fituese është projekti ynë i përbashkët, dhe Juniku do të jetë shembull i suksesit të këtij vizioni”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...