Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në qytetin e Gjilanit, ku është pritur në takim nga kryetari i shoqatës “Handikos”, Fatmir Shurdhani.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se takimi me këta njerëz ishte me plotë ide frytdhënëse, përcjell Arbresh.info.
“Z. Shurdhani na informoi hollësisht për situatën e personave me nevoja të veçanta, duke përfshirë aspektin ligjor”, shkroi Haradinaj.
“Është e papranueshme që kjo pjesë e ndjeshme e shoqërisë sonë, përballet me neglizhencë nga institucionet. Ligji aktual, e po ashtu edhe skemat aktuale pensionale dhe sociale nuk reflektojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve e as koston reale të jetesës, veçanërisht atyre që kanë nevojë për dorën e shtetit. Programi ynë parasheh përmirësimin e bazës ligjore për personat me nevoja të veçanta, si dhe rritje 50% në të gjitha skemat pensionale dhe sociale. Bashkërisht, pas 9 shkurtit, do të ndërtojmë një Kosovë që kujdeset për të gjithë qytetarët e saj”, u shpreh Haradinaj./Arbresh.info
Përurimi i një shkolle dhe një çerdhe në Viti, merr pjesë Na...
KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Ko...
Parashikimi i motit për sot
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?