Google ADS

“Haradinaj në garë për titullin e budallait më të madh”

19:33 | 21 Dhjetor 2017
Arbresh.info

“Punë e madhe që janë vrarë njerëzit e LDK’së”, është shprehur dje Nasim Haradinaj, një nga drejtuesit e veteranëve të UÇK-së në një debat televiziv.

I menjëhershëm ishte reagimi i djalit të strategut të ndjerë të LDK-së, Fehmi Agani.

Mentor Agani, që me profesion është sociolog, ka thënë se me deklaratën që ka bërë Haradinaj i është futur garës për titullin e budallait më të madh në Kosovë.

“Deklarata e Nasim Haradinajt eshte ilustrimi me i mire i asaj qe sot ne Kosove eshte me se veshtiri te jesh budallai me i madh i Kosoves”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

“Konkurenca per kete ‘titull’ eshte teper e fuqishme”, është shprehur Agani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme