Në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ditë më parë kanë arritur rreth 400 mijë dosje që tregojnë bashkëpunimin e përfaqësuesve të gjykatës me institucione të Serbisë, emra të dëshmitarëve të mbrojtur dhe dëshmitë e tyre, si dhe detaje tjera.
Por, një ditë më pas këto dosje janë konfiksuar nga Specialja.
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha këto dosje duhet t’i kenë edhe avokatët.
“Këto dosje (kopje) do të shpërndahen. Ne për katër orë sa kemi pasur mundësi kemi parë emra, ka njerëz që kanë punuar me Serbinë. Ata që janë në emra është dashur të akuzohen dhe jo të dëshmojnë”, tha ai sot në RTK.
Sipas tij, materialet janë prej njerëzve të tyre, pra atyre që kanë qenë bashkëpuntorë të Serbisë. “Ne kemi bërë thirrje që një kopje të ia japim Gjykatës Speciale”, theksoi ai.
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...