Haradinaj në Ditën Botërore të Sindromës Down: Të kujdesemi dhe t’i përqafojmë me dashuri çdo ditë

18:42 | 21 Mars 2024
E.H

Në Ditën Botërore të Sindromës Down, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se për personat me këtë sindromë duhet të kujdesemi dhe t’i përqafojnë me dashuri, jo vetëm sot, por çdo ditë.

“Një ditë e veçantë për të shfaqur dashurinë ndaj atyre që janë të veçantë në mënyrën e tyre. Të kujdesemi dhe t’i përqafojmë me dashuri. Çdo ditë, jo vetëm sot, kur po shënojmë Ditën e personave me Sindrom Down”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme