Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr pjesë në një tubim në Bern të Zvicrës, ku me bashkatdhetarët ka diskutuar për sfidat që i ka Kosova.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se vizioni i Aleancës e rikthen Kosovën në perspektivën e saj për anëtarësim në NATO, përcjell Arbresh.info.
Kreu i AAK-së para bashkatdhetarëve përmendi edhe katër shtyllat mbi të cilat qëndron vizioni i tyre për një Kosovë ndryshe.
Postimi i plotë:
Në një tubim madhështor në Bern të Zvicrës, mes vëllezërve e motrave tona, bashkëbiseduam hapur për sfidat që i ka Kosova dhe nevojat e saj në këto rrethana jo të lehta. Para tyre e elaborova hapur situatën e tanishme, situatë që përcillet me brengosje nga secili shqiptar kudo që është.
Rrugëtimi momental i Kosovës është i gabuar, ai duhet të marrë kahje tjetër. Kosova duhet të marrë disa hapa të vërtetë për të ecur përpara.
Vizioni i Aleancës dhe partnerët e saj në koalicion, Kosovën e rikthen në perspektivën e saj për anëtarësim në NATO, zhvillim ekonomik e për ta bërë vend të jetueshëm e jo të braktisur. Anëtarësimi në NATO është frymëmarrje e lirë për secilin qytetar dhe hapi i cili e siguron lirinë tonë.
Aleanca del para qytetarëve të saj me një moto të thjeshtë e të kuptueshme; “Per një Kosovë ndryshe”. Për një Kosovë, për të cilën është punuar ndër breza dhe janë burgosur dhe e kanë dhënë jetën mijëra luftëtarë e patriotë.
Vizioni ynë i shprehur në program për ta patur një Kosovë ndryshe, një Kosovë më të plotë, më sovrane, më të fortë, më demokratike e më të zhvilluar, qëndron mbi 4 shtylla:
A. Anëtarësimi urgjent i Kosovës në Nato;
B. Zhvillimi i hovshëm Ekonomik;
C. Përmbyllja e Dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE;
D. Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur.
Ju drejtova vëllezërve e motrave në Zvicër, duke i shikuar secilin sy më sy dhe i garantova një përkushtim e shërbim ndaj Atdheut.
Diaspora do të jetë krah i fortë i ndryshimit që do të ndodh më 9 shkurt. Jemi bashkë për Kosovën ndryshe!/Arbresh.info
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...