Pak ditë pas përplasjes ndërmjet deputetit të AAK’së, Muharrem Nitaj, me deputetin e NISMA-s, Haxhi Shalën dhe raportimeve për ftohje të raporteve ndërmjet dy partive të koalicionit, kryeministri Ramsuh Haradinaj e kishte pritur në kryeministri Fatmir Limajn.
E pas atij takimi në kryeministri, tashmë Haradinaj ka filluar që të dalë bashkë me kreun e NISMA-s edhe nëpër vizita lokale nëpër komuna të Kosovës.
Sot të dy kanë qëndruar për një vizitë në Komunën e Malishevës, për të parë nga afër problemet që përballen qytetarët e asaj pjese.
Haradinaj nga aty u zotua se do të mbështesë projektet zhvillimore në këtë komunë e të cilat kanë për qëllim përmirësimin e jetës së banorëve të Malishevës.
“Furnizimi me energji elektrike është problem sepse mungon një transformator 110 kilovatësh. Është fillua gjatë ky projekt por nuk është kryer. Janë edhe disa kërkesa më të vogla është një digë që kërkohet të rinovohet sepse rrezikon në kohë të reshjeve. Do të jemi bashkë. Një sfidë është edhe vendimet i gjykatave që i qon në përmbarim komuna që i marrin para për personelin në arsim. Të gjitha këto tema do t’i trajtojmë bashkë në nivelin qendror, qeveria është kujdes që komunave tu ndajë toka si për varreza, ose çerdheve apo hapësirave tjera, tha ai.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj tha se e njoftoi kryeministrin me disa projekte të cilat i kanë në plan për t’i realizuar.
“U zotua që do të ndihmoj në të ardhmen që të realizoj projekte me interes vital për Malishevën. Malisheva shpreson shumë në ju”, ka thënë Begaj.
Ndërkaq, ata vizituan edhe fabrikën për përpunimin e dyerve dhe dritareve “Ylli”, të pronarit Xhevat Hoti.
NISMA e Fatmir Limajt ditë më parë ishte shprehur e gatshme që të bisedojë me opozitën rreth mocionit për rrëzimin e Qeverisë, ndërsa kreu i kësaj partie Fatmir Limaj ka paralajmëruar një takim mes krerëve të koalicionit, që më pas do të rezultojë më një pozicionim final të NISMA-s karshi situatave të krijuara pas shpërbërjes së Ekipti Negociator dhe kërkesës së opozitës për rrëzimin e Qeverisë./GazetaExpress
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...