Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Njësisë “Shqiponjat e Zeza”.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se kjo njësi elite e UÇK-së luftën e saj e ngritën lartë në frontet e fitoreve të njëpasnjëshme.
“Sonte për nder të 25-vjetorit të themelimit të Njësisë “Shqiponjat e Zeza”, njësi elite e UÇK-së, të cilën luftën për çlirim e ngritën lart në frontet e fitoreve të njëpasnjëshme. Përgjithmonë mirënjohës krerëve që udhëhoqën me këtë njësi! Nderim e mirënjohje për të rënët dhe të gjallët!”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...