Së shpejti do të filloj ndërtimi i projektit ‘Parku i Erës’ në Bajgorë.
Kështu u bë e ditur sot në konferencën për medie të mbajtur nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Haradinaj tha se tashmë është finalizuar gjithçka për këtë projket, shkruan arbresh.info.
“Është finalizuar i gjithë procesi për ‘Parkun e Erës’ në Bajgorë. Ky projekti më i madh i energjisë së ripërtritshme në vend, unë u nënshkrua përmbyllja financiare me BERZH, përveç saj projekti që parasheh investim prej 170 milionë euro gjeti mbështetje financiare edhe nga bankat prestigjioze si Group Bank, NLB ndërsa mbulesa financiare është ofruar nga agjencia gjermane OL hermes”, ka thënë ai.
I pari i Qeverisë tha gjithçka se ndërtimi i projektit do të bëhet në vitin 2021.
“SOËI Kosova, ndërmarrja me pronësi shqiptare, gjermane dhe izraelite njëkohësisht është edhe investitori i parë i shpallur strategjik në Kosovë do të vendosë 27 turbina të prodhuesit gjeneral elektrikë rajonin e Bajgores me kapacitet për të prodhuar energji elektrike pa dëme në vendim tonë. Këto kapacitete ne përmbushin cacet me energji elektrike më herët sesa që ne jemi zotuar. Projekti do të përfundoj në vitin 2021”, ka shtuar Haradinaj.
E ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt tha se kjo ishte një punë ekipore.
AI shtoi gjithashtu se është krenar për këtë projekt.
“Unë jam krenar se një projekt i tillë në energjinë e ripërtritshme mund të bëhet brenda kësaj kornize i cili ka pas shumë sfida. Ka qenë rasti i parë i investimeve strategjikë, ka gjithmonë gjëra fillestare”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...