21 shkurti është caktuar nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare dhe kremtohet në të gjitha vendet e botës.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në këtë ditë ka përmendur disa vargje të At Gjergj Fishtës.
Përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjuha shqipe është mbretëreshë e gjuhëve.
Postimi i plotë:
“Pra, shqyptarë çdo fès q’ t’jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t’uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t’jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s’huej”
(At Gjergj Fishta).
Shqipja jonë e bukur, mbretëreshë e gjuhëve, na kujton sot në Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare, që ne ishim këtu me gjuhë, territor e zakon dhe do të vazhdojmë të jemi, të fortë e të pathyeshëm.
Zoti i bekoftë shqiptarët dhe gjuhën shqipe!
RH./arbresh.info/
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin