Haradinaj: Ndryshimi i kufijve i konvenon Putinit

15:43 | 7 Gusht 2018
Arbresh.info

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencë për media.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj lidhur me draft statusin për asociacionin tha që i është dorëzuar transkripti grupit punues ka nevojë për shqyrtim dhe se do ta sjellin në përputhje me ligjet e Kosovës, por vendimi përfundimtar bëhet në Bruksel dhe se do të jetë në përputhje me kushtetutën e vendit, raporton arbresh.info.

Ndërsa për kufijtë ai tha “kufijtë janë vendos me luftë dhe veç me luftë do të ndërrohen. Me qejf e kishim marr të gjitha vendet ku ka shqiptarë, por këta janë kufij lufte dhe dhjetëra njerëz kanë dhënë jetën për këta kufij dhe askush nuk mund të luajë me këta kufij”.

Tutje ai shtoi se ajo çka ka mbetet mes Kosovës dhe Serbisë është njohja dhe për këtë e mbështesin Presidentin, sepse sipas tij ai është i zgjedhur dhe president i vendit.

Ndërsa lidhur me menaxhimin e Ujmanit tutje Haradinaj tha se “shprehi falënderim për KFOR që po bëjnë shumë për Kosovën dhe ne kemi nevojë për ta. Ajo që keni parë në Gazivodë është një aktivitet i zakonshëm i sigurisë sepse ka qenë ushtrim dhe nuk është qëllimi i frikës, por është më shumë ushtrim”.

Kurse për kërcënimin ndaj tij ai me shaka tha se i ka disa policë dhe mirë po i ruan.

Në fund ai tha se retorikën se edhe Presheva do të jetë e jona ai tha se kjo me shumë ka qenë kthim kundër reagimeve të Serbisë. Ndërsa deklaroi se ndryshimi i kufijve me shumë po i konvenon Vladimir Putinit dhe nuk do ti luajmë kufijtë pasi nuk do ti përshtatemi lojës se tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme