Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vendosi lule te pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë Holokaustit, në vendin ku ishte Sinagoga e fundit.
Njoftimi për media tregon se me këtë rast kryeministri Haradinaj theksoi se për nder të “Natës së Kristaltë”, sot përveç vendosjes së kurorave me lule te pllaka përkujtimore për hebrenjtë, janë mbajtur edhe aktivitete tjera, në shenjë nderimi për viktimat e Holokaustit dhe për rolin ndihmës të shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve në kohën e Luftës së II-të Botërore.
“Vërtetë është diçka e mrekullueshme se si shqiptarët në ato rrethana, që kanë qenë jo të lehta, janë vënë në mbrojtje të hebrenjve. Tani bëmë një nderim te ky lapidar që i kushtohet sakrificës por edhe përkujtimit për hebrenjtë e Kosovës gjatë Luftës së II-të Botërore. Si Kosovë na vjen mirë që bazuar në këto vlera i takojmë botës që ka respektuar jetën e njerëzve në kohërat më të vështira”, tha kryeministri Haradinaj, duke kujtuar po ashtu kohërat e vështira kur populli i Kosovës ishte përkrahur nga bota e lirë demokratike.
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...