Haradinaj ndan rreth 3 mijë euro për shërbime të auditimit

14:48 | 18 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Ka 5 muaj që kryeministri i Kosovës ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Por Ramush Haradinaj nuk ka ndalë asnjë shpenzim në zyrën e tij.

Së fundi ai ka hapur tender për auditim, shkruan arbresh.info.

Në njoftimin e bërë publik ne faqen zyrtare të Komsionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për tenderin me titull ‘Shërbime të auditimit për nevojat e ABGJ’ fillimisht ishte planifikuar të shpenzohej shuma prej 5 mijë euro.

E pas hapjes së tenderit në mesin e 5 operatorëve ekonomike që kishin aplikuar ishte zgjedhur ajo që kishte ofruar çmimin më të ulët.

Fituese ka dalë ” H & N ” SH.P.K. nga Prishtina e cila ka ofruar çmimin prej 2.596 euro.

Çmimi më i lartë i ofruar nga kompanitë ishte 3.810 euro. Data e planifikuar për nënshkrimin e kontratës është 20 dhjetor 2019./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme