I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, edhe një herë është shprehur kundër kufizimit të punës së bizneseve për shkak të përhapjes së Covid-19.
Thotë se duhet gjetur mënyra për vazhdim pune pasi ndërprerja e ekonomisë është e rrezikshme.
“Mendoj se duhet me u bë gati me bashkëjetuar me pandeminë por jo duke e ndalë ekonominë, është gabim i madh ndalja e ekonomisë’, tha Haradinaj.
“Pra, është rrezik i madh humbja e hapave ekonomik. Për shkak se kushdo në këtë pandemi që nuk do të humbet do të jetë më përpara se bizneset tjera. Ne do ta kemi shumë problem pastaj sepse i vonuari është i vonuar’, tha Haradinaj për Abc News.
“Analiza jonë duhet të jetë empirike, me numra. Kur të ndërmarrim veprime me ruajt shëndetin sa dëm i bëjmë ekonomisë. Si mundemi me i marrë të gjitha këto veprime të kujdesit pa humb hapa ekonomik”, shtoi ai.
“Mendoj se është një rrezik global për të cilin të gjithë duhet ta japim pjesën tonë. Gjatë ballafaqimit me këtë rrezik nuk duhet të humbim në hapa ekonomik’, tha ish-kryeministri.
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...