Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me mos përfshirjen e veteranëve në rritjen e pagës minimale.
“Duhet me ju ardhë marre qa jeni tu bo. Ai që e ka pru le ta hekë. Murati le ta hekë. Mos luni me këto sene. Marre duhet me ju ardhë me ardhë puna këtu për 45 euro. Nalnu sa nuk u bo ma keq. Ma mirë o’ mu nal sot, se sa mu bo vonë”, deklaroi Haradinaj.
I menjëhershëm ishte reagimi i kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.
“Parlamenti i ka rregullat e veta. Ju lutem ruani qetësinë, nëse ka mundësi. Duhet të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, deklaroi Konjufca.
Në Kuvendin e Kosovës parashihet votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore./arbresh.info/
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...