Google ADS

Haradinaj: Musë Krasniqi me djalë dhe burrat e Junikut e turpëruan Serbinë gjatë luftës për liri

15:19 | 3 Dhjetor 2023
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar bashkëluftëtarin e tij Musë Krasniqi në Junik.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Krasniqi bashkë me djalë dhe gjithë burrat e Junikut, turpëruan Serbinë gjatë luftës për liri, shkruan Arbresh.info.

“Vizitova bashkëluftëtarin tim, Musë Krasniqi, i cili gjatë luftës për liri, bashkë me djalë dhe gjithë burrat e Junikut e turpëruan Serbinë. Sot, pavarësisht përballjes me sfidat shëndetësore, vazhdon të jetë i vendosur dhe me vlerat më të larta njerëzore e kombëtare, sikurse gjatë luftës për lirinë e atdheut”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, i pari i AAK-së, i ka uruar Krasniqit tejkalimin e shqetësimeve shëndetësore dhe shëndet të plotë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme