Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me statueset e ministrit të Financave, Hekuran Murati, të bëra më 2016, ku kishte thënë se do të ishte më mirë për shtetin që në vend të pjesëtarëve të UÇK-së, të angazhoheshin mercenarë.
Haradinaj tha se kërkimfalja nga ministri Murati nuk mjafton.
“Mirë që ka kërkuar falje edhe pse nuk mjafton! Në vend që t’i numëroj dëshmorët dhe martirët e Kombit tonë, ai zotëriu i kishte njeh 300 ushtarët e vrarë serbë! Ama ai duhet me e ditë që Serbia nuk e ka treguar krejt dëmin e pësuar”, ka shkruar Haradinaj.
“Serbia është jashtë Kosovës ministër, e ty Zoti ta qoftë sabrin për këtë humbje serbe!”, ka thënë në fund ish-luftëtari i UÇK-së./arbresh.info/
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor