Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në orët e vona ka folur edhe një herë rreth “incidentit” të sotëm me gazetarë në një konferencë për media. Ai e ka quajtur keqkuptim atë që ka ndodhur në konferencë.
Haradinaj ka thënë se mund të jetë më i butë në komunikim, por se e vërteta rreth deklaratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për demarkacionin është ndryshe.
“Edhe Berati (Buzhala), kish thënë se mendon si gazetarja… unë Beratin e kam mik. Ani, mendo, veç nuk duhet me i keqinterpretu çka kanë thënë ata (amerikanët për demarkacionin me Malin e Zi). Të gjithë lexojmë, po e lexojmë çka ka thënë dikush… nëse i pengon dikujt, unë mundem me përdorë gjuhë më të butë, por kini parasysh se e vërteta mbetet e vërtetë”, është shprehur Haradinaj.
I pyetur se a do të krijojë një Komision të ri për Demarkacion, shefi i ekzekutivit është përgjigjur: “Është një veprim i konsultuar me të gjithë partnerët politikë. Kjo është një qasje e re dhe nuk kemi ardhur këtu për të vazhdar me logjikën që ka na sjell këtu”.
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155397558878859/
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”