Haradinaj: Mujë Krasniqi e Beqir Gashi u bënë lajmëtarët e lirisë

14:40 | 6 Qershor 2024
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr pjesë në hapjen e festivalit “T’i këndojmë lirisë” në Qabiq të Klinës.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Mujë Krasniqi e Beqir Gashi i kënduan lirisë në frontet e luftës, duke u bërë lajmëtar të saj.

“Në vendlindjen e tij, në Qabiq të Klinës, në ditëlindjen e Mujës, sot mora pjesë në hapjen e festivalit “T’i këndojmë lirisë”. Fryma e Luftës Çlirimtare, respekti për Heronjtë e saj, vazhdon të mbahet gjallë. Ndriçon rrugën dhe motivon angazhimin tonë të përditshëm për Kosovën siç e ëndërruan të rënët!”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme