Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku kanë diskutur për zhvillimet politike dhe përmbajtjen e vizitës së Ramush Haradinajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Qeveria Kurti ka dështuar në ndërtimin e një strategjie e cila do e vendoste Kosovën në pozitë të favorshme në raport me Serbinë.
Sipas tij, mos koordinimi me aleatët tanë, veçmas me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional të vendit dhe gjitha të arriturat e deritanishme të shtetit.
“Ishte dakordim i përbashkët që zhvillimet politike në vend janë në momentet më vendimtare për shtetin tonë. Qeveria Kurti ka dështuar në ndërtimin e një strategjie e cila do e vendoste Kosovën në pozitë të favorshme në raport me Serbinë. Mos koordinimi me aleatët tanë, veçmas me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional të vendit dhe gjitha të arriturat e deritanishme të shtetit”, shkruan Haradinaj.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës insiston në marrëveshjen përfundimtare për njohje të ndërsjellë me Serbinë”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri