Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj mori sot pjesë në përurimin e librit me argumente “Tokë e mbjellë me varre” krimet serbe në Kosovë 1998/1999 të autorit Dibran Fylli.
Me këtë rast, kryeministri në detyrë Haradinaj pasi përshëndeti të pranishmit tha se sot janë bashkuar për ta promovuar librin “Tokë e mbjell me varre”që paraqet krimet serbe në Kosovë të viteve 1998-1999 të autorit dhe luftëtarit të lirisë, Dibran Fylli.
“Libri të cilin po e promovojmë sot është libër që flet me gjuhën e argumenteve, duke filluar nga Kapitulli i parë që paraqet projektet antishqiptare të kohës së hershme deri të Raporti i ICPM-së të Dr. MarkSkinner në kohën e luftës së fundit. Kapitulli i dytë, kryesisht flet për të gjitha krimet serbe në Kosovë gjatë viteve 1998/1999, duke filluar nga masakra e Likashanit dhe Qirezit e deri të Krimet e strukturave kriminale serbe në Mitrovicë më datë 03 dhe 04 shkurt të vitit 2000. Kapitulli i tretë paraqet shumëraporte dhe dëshmi, kryesisht të KMDLNJ-së të bëra gjatë kohës së luftës për krimet serbe mbi popullatën civile në Kosovë”, sqaroi kryeministri në detyrë Haradinaj, duke treguar më tutje se në Kapitullin e katërt përshkruhen raportet e Organizatave të huaja për krimet serbe në Kosovë, të cilat ishin prezentë gjatë kohës së luftës nëpër Zonat e luftës ndërkaq në kapitullin e pestë është kryesisht i fokusuar në emrat e kriminelëve serbë që kanë kryer krime në Kosovë, si dhe nxjerrë epilogun “Askush s’i ndjek kriminelët!” .
Ndër tjerash, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se për ta bërë këtë punë nuk është e lehtë, por autori Fylli për ta përkujtuar të kaluarën tonë jo fort të largët e të hidhur mblodhi shumë të dhëna dhe i renditi në këtë libër që brezat e rinj të mos e harrojnë luftën e lavdishme çlirimtare, mundin e sakrificën sublime të dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë.
Ndërsa, autori i librit Dibran Fylli në fjalën e tij i falënderoi të gjithë të pranishmit sot prezent në promovimin këtij libri por edhe bashkëpunëtorët e tij që në një mënyrë ose tjetër i kanë ndihmuar me fakte e argumente që të jenë sot në libër.
Një fjalë rasti mbajtën edhe Skender Kodra, kryetar i Akademisë Shqiptaro Amerikane e Shencave dhe Arteve në Nju Jork, ndërsa në emër të OVL UÇK, foli Hysni Gucati, kurse recensent i librit ishte Flori Buçi.
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...